“Alarm te Interi, dëmtohet Vecino, zikaltrit pa mesfushorë ndaj PSV-së

Autori: Gazeta inFokus
07:17 | 11 December 2018
Interi do të presë PSV Eindhovenin mbrëmjen e sotme në “San Siro” në një sfidë të cilën duhet at fitojë patjetër dhe të shpresojë se Tottenhami të dalë triumfator ndaj Barcelonës, për të avancuar në fazën e 1/8-ave.
Zikaltrit dhe Tottenhami kanë të njëjtën sasi pikësh, por është pikërisht një gol i anglezëve në “San Siro” që u jep atyre përparësi, ndaj Interit i duhet të bëjë më mirë se londinezët sot, për t’u kualifikuar.
Megjithatë Luciano Spalletti po përballet me një emergjencë totale në mesin e fushës, çështje që do ta mbajë në dilemë deri në çastet e fundit, për të vendosur formacionin.
Kështu me skuadrën nuk është grumbulluar Vecino për shkak dëmtimi, ndërsa Nainggolan është në dispozicion, por vjen pas një dëmtimi dhe vështirë se mund të luajë nga fillimi.
Duke shtuar këtu edhe faktin që Joao Mario dhe Gagliardini nuk janë federuar në Ligën e Kampionëve, Interi ka mbetur vetëm me Brozoviç dhe Borja Valero në mesfushë, që janë shumë pak, duke pasur parasysh se Spalletti luan me 3 mesfushorë.
Kështu për sfidën e nesërme tekniku zikaltër ka vetëm dy zgjidhje, e para të ndryshojë modul, që duket edhe opsioni më i mundshëm dhe e dyta të adaptojë lojtarë të tjerë në rolin e mesfushorit.
Gjithsesi, çdonjëri nga opsionet duket se nuk garanton shumë për një ndeshje kaq të rëndësishme, ku luhet edhe fati i kualifikimit të zikaltërve në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Të tjera
-
Bislimi thotë se LVV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë: Nuk kemi krizë qeveritare
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se në Kosovë...
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kish...
-
Haradinaj në Deçan: Përkulemi me mirënjohje për dëshmorët dhe martirët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar so...
-
PDK: Kompania që ishte në pronësi të shefit të stafit të Kurtit po pret për licencë që t’iu shes rrymë bizneseve
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka nisur sot betejën ligjore, për...
-
GAP: Shpenzimet nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore po u nxjerrin telashe komunave
Komunat e Kosovës po përballen me një rritje të lartë të shpenzimeve nga obli...
-
23 vjeçarja ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë teksa po pastronte dritaret – Policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevc...
-
PDK nis betejën ligjore për anulimin e vendimit të ZRrE-së
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur betejën ligjore për anulimin e vendimit...
-
“Ma mori jetën e djalit me revole të babës”, flet prindi i njërit prej dy viktimave në Klinë
Jon Hoti është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pej...
-
Jon Hoti dënohet me 24 vjet burgim, për vra*sjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës
Raportohet se Jon Hoti është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim nga Gjyk...
-
Zhduket një grua në Gjakovë
Një grua është raportuar e zhdukur në orët e vona të mbrëmjes në Gjakovë. Ank...
-
“Artanja tha është djalë i mirë” – Hykmete Bajrami ironizon me drejtorin e ri të KEK-ut, që doli të jetë financues i VV-së, siç raportoi Infokusi
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të push...
-
Arrestohet një person në Gjakovë pasi sul*moi dy zyrtarë policorë
Një mashkull kosovar është arrestuar nga policia në orët e hershme të mëngjes...