Lajme

“Al Petrol” bëhet “Shell” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 02 February 2018

Kompania e derivateve në Kosovë ‘Al Petrol’ të premten ka finalizuar marrëveshjen me një ndër kompanitë më të mëdha të derivateve ne botë ‘Shell’, shkruan Infokusi.com.

Kompania ‘Shell’ aktualisht operon në 80 vendet të botës ndërsa furnizon me mijëra konsumatorë.
Pronari i kompanisë ‘Al Petrol’, Latif Kryeziu është shprehur i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me kompaninë ‘Shell’.

“Kompania ‘Shell’ tani po vie edhe në Kosovë me karburant të kualitetit të lartë. Me këtë karburant furnizohet edhe formula 1”Ferrari”, ka thënë Kryeziu.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar se kjo kompani në ditë furnizon rreth 30 milionë konsumatorë në mbarë botën.
Edhe përfaqësuesi i ‘Shell’ për Evropën Juglindore është shprehur i kënaqur për arritjen e marrëveshjes duke thënë se qëllimi kryesor i saj është furnizimi i Kosovës me derivate të kualitetit të lartë.

“ ‘Shell’ operon në 80 vende të botës dhe qëllimi ynë është që edhe Kosova të furnizohet me karburant të kualitetit të lartë” ka thënë ai.

Pika e parë e ‘Shell’ në Kosovë do të hapet në muajin prill të këtij viti, shkruan Infokusi.com.

Ndërsa të pyetur rreth çmimeve përfaqësues të ‘Al Petrol’ dhe ‘Shell’ kanë thënë se do të jenë të arsyeshme dhe të njëjta me vendet e regjionit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera