Lajme

Al Dosari takohet me Muratin, shprehet nevoja për bashkëpunim ndër-biznesor Kosovë-Katar

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 23 February 2024

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me Ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, ku përmendi mundësinë për lidhjen e një marrëveshjeje për eliminimin e tatimit të dyfishtë që do të hapte mundësitë për investime në Kosovë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se u diskutuan disa nga sektorët në të cilët ka potencial që të thellohet bashkëpunimi në mes dy vendeve, siç janë, infrastruktura, bujqësia, si dhe turizmi”.

“Përgjatë takimit, Ministri Murati theksoi përparësitë e të investuarit në Kosovë, duke theksuar nivelin e ulët të borxhit publik dhe nivelin e tatimit në të ardhurat e koorporatave, fakte këto që e bëjnë Kosovën një vend të sigurt dhe tërheqës për investime të huaja.

-Advertisement-

“Gjithashtu, në takim, Murati shprehi nevojën për bashkëpunim ndër-biznesor në mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Katarit, duke e parë këtë bashkëpunim si një mundësi për shkëmbim të njohurive dhe lehtësim të ndërveprimit ndërmjet tyre, gjë që do të lehtësohej përmes lirisë së lëvizjes ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq nga ana e tij, Al Dosari theksohet se ftoi ministrin Murati për vizitë në Katar, në mënyrë që të konkretizohet bashkëpunimi aktual, por edhe të hapen mundësi të reja për investime përmes takimeve të përbashkëta me përfaqësues të sektorit privat si dhe përfaqësues të autoriteteve investuese të shtetit të Katarit.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e tyre, duke u fokusuar tek përparësitë e të investuarit në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera