Sport

Akuzohet për ngacmim seksual, Dani Alves do të dëshmojë si i ndaluar në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 20 January 2023

Dani Alves do të dëshmojë me statusin e të arrestuarit këtë të premte për shkak të sulmit të dyshuar seksual për të cilin akuzohet, ngjarje që ndodhi më 30 dhjetor. Mbrojtësi brazilian, në fakt, ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje që më 5 janar, para gjykatësit.

Gruaja, që dyshohet se ka marrë sulmin seksual, ka raportuar se është sulmuar në klubin e natës Sutton, në Barcelonë.

E dëmtuara e ka bërë në moment denoncimin, por kur mbërriti policia, Alves nuk ndodhej më në vendngjarje.

-Advertisement-

Dani Alves u kthye në Meksikë për të stërvitur me klubin e tij aktual, Pumas. Lojtari brazilian luajti ndeshjen e fundit të skuadrës meksikane më 8 janar, duke dhënë një asist në fitoren e ekipit të tij. “Kërkoj vetëm SHËNDET këtë vit, që të vazhdoj të bëj atë që dua”, ka shkruar futbollisti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera