Sport

Akuzohet për dhunë fizike, United rikthen në skuadër brazilianin

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 29 September 2023

Manchester United rikthen në skuadër brazilianin Antony, i cili po përballet me akuza për dhunë fizike ndaj ish së dashurës së tij.

Gabriela Cavallin thekson se pësoi një çarje në kokë dhe kishte nevojë për trajtim nga një mjek. Pasi Antony e sulmoi atë “me një goditje në kokë” në një dhomë hoteli në Mançester, më 15 janar.

Sulmuesi anësor mohoi akuzat dhe premtoi se do të bashkëpunoi deri në momentin që do të zbardhet e vërteta. Ndërkohë që mund t’u bashkohet shokëve të skuadrës në stërvitje.

-Advertisement-

“Që nga akuzat e para në qershor, Antony ka bashkëpunuar me hetuesit e policisë në Brazil dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdon ta bëjë këtë.
Si punëdhënës i tij, Manchester United ka vendosur që lojtari të rikthehet në stërvitje në Carrington dhe të jetë i gatshëm për ekipin gjatë hetimit të policisë.

Ky vendim do të shqyrtohet në bazë të evoluimit të çështjes. Si klub ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit.

Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë të përfshirëve në këtë situatë, si dhe ndikimin e këtyre akuzave tek të mbijetuarit e abuzimit”, lexohet në komunukatën e United.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera