Lajme

Akuzohet nga Prokuroria për pjesëmarrje në ISIS

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 20 December 2018

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër kundër M.D., për shkak se ka kryer vepër penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Sipas aktakuzës, M.D., iu është bashkëngjitur grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, i cili ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi.

“Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

I pandehuri M.D., ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, deri sa është tërhequr nga këto organizata dhe i është dorëzuar autoriteteve të Turqisë, ku i njëjti është kthyer në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera