Akuzat për pagesën e yllit të pornografisë në këmbim të heshtjes, Trump niset drejt Nju Jorkut për të dalë para gjykatës
Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 04 April 2023
Donald Trump do të dalë këtë të martë para një gjykatësi në Manhatan, duke shënuar rastin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që një ish-president përballet me akuza penale. Ai është nisur pasditen e sotme nga shtëpia e tij në Florida drejt Nju Jorkut, ku do t’i lexohen akuzat penale.
Republikani 76-vjeçar do të akuzohet zyrtarisht për pagesën që ia ka bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Në pamjet televizive Trump shihet duke u larguar nga shtëpia e tij në Mar-a-lago të Floridas me synimin që të shfrytëzojë paraqitjen publike për të rritur mbështetjen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.
“Departamenti i korruptuar nuk ka rast”, ka thënë Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, duke iu referuar gjykatës në Manhatan që po merret me rastin e tij.
Policia në Nju Jork është përgatitur në nivelin më të lartë për arritjen e Trumpit.
Agjentët e Shërbimit Sekret janë angazhuar jashtë Kullës Trump – ku do të qëndrojë sonte ai – dhe jashtë gjykatës, ku do të paraqitet në pasditen e së martës.
Kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams, ka paralajmëruar që secili person që proteston dhunshëm, do të “arrestohet dhe do ta mbahet përgjegjës, pavarësisht kush jeni”.
“Ndonëse mund të ketë njerëz që mendojnë të vijnë në qytet për të ngacmuar, mesazhi është i qartë dhe i thjeshtë: ‘kontrollojeni veten’”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Në kuadër të paraqitjes së tij në gjykatë, Trump do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta ndaj një të pandehuri, që përfshin fotografimin dhe dhënien e shenjave të gishtërinjve.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...