Lajme

Akuzat e reja, Donald Trump del sot para gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 03 August 2023

Ish-presidenti I SHBA-ve Donald Trump do të dale sot përpara në një séance dëgjimore, për komplot për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-ës, raporton BBC.

Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.

Siguria është duke u rritur në Uashington DC për seancën dëgjimore. Barriera metalike janë vendosur jashtë gjykatës federale.

-Advertisement-

Trump, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.

Sipas aktakuzës, Trump përballet me katër akuza, duke përfshirë komplotin për të mashtruar SHBA-në, ndërhyrjen e një dëshmitari dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve. Kjo është çështja e tretë penale e profilit të lartë kundër ish-presidentit dhe më e rënda nga ato që kërcënojnë të dëmtojnë kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera