Akuza e “Le Monde”: Ja si Infantino favorizoi Fenerbahcen
Autori: Gazeta inFokus
15:04 | 15 Dhjetor 2017
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, akuzohet se ka ndihmuar Fenerbahcen të shpëtojë nga rënia nga kategoria gjatë skandalit të basteve që përfshiu futbollin turk në 2011-ën.
Akuza vjen nga e përditëshmja franceze “Le Monde”, sipas të cilës Infantino, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, ka dhënë miratimin për një modifikim të rregullores së brendshme të federatës turke, që për rastet e trukimit të ndeshjeve parashikonte si dënim zbritjen nga kategoria si dhe një penalitet prej të paktën 12 pikësh, bashkë me gjobën financiare.
Infantino ka autorizuar ndryshimin e rregullores me kushtin që klubet e përfshira të mos merrnin pjesë në edicionin pasardhës së Champions League. Në Prill të 2012-ës Turqia ndryshoi rregulloren, duke hequr zbritjen nga kategoria si dënim në rast trukimesh. Masat e propozuara nuk u zbatuan, çka detyroi Trabzonsporin, klub që e kishte përfunduar kampionatin turk në 2011-ën në të njëjtën kuotë pikësh me Fenerbahcen, të kërkonte titullin kampion.
6 vjet më parë në Turqi shpërtheu një skandal i ngjashëm me atë të Calciopoli-t italian. Shumë skuadra që u akuzuan se kishin falsifikuar rezultatet e kampionatit 2010-2011, madje si të përfshira edhe në trafikun e armëve.
Hetimi solli dhjetëra arrestime, duke konsideruar 16 klube dhe mbi 90 të federuar të tyre si të përfshirë me akuzën se bënin pjesë në një organizatë kriminale, që kishte në fokus të saj trukimin e ndeshjeve. Në qendër të skandalit ishte pikërisht Fenerbahce, klubi i pasur i Stambollit, që fitoi kampionatin duke trukuar ndeshjet.

T� tjera
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...

































