Aktorja 90-vjeçare Lollobrigida: Edhe unë…e ngacmuar seksualisht

Autori: Gazeta inFokus
14:48 | 09 November 2017
Gina Lollobrigida, një prej aktoreve më të bukura të kohës së saj, e befasoi opinionin publik në Itali me deklaratën e papritur se ka pësuar edhe ajo ngacmime seksuale, e madje edhe më shumë sesa aq, por nuk i ka denoncuar.
“Nuk e pata kurajon ta bëj një gjë të tillë”, u shpreh aktorja gjatë emisionit “Porta a Porta”, ku po diskutoheshin skandalet e fundit seksuale të botës së kinemasë. “Isha e re dhe nuk dija si të veproja”.
Lollobrida, tashmë 90-vjeçare, po përpiqej të tregonte se femrat e prekura nga situata të tilla në “Hollywood” duhej t’i kishin denoncuar me kohë agresorët e tyre.
“Por nga ana tjetër nuk i gjykoj dot, – vazhdoi ajo, – sepse as unë vet nuk e bëra një gjë të tillë, kur u gjenda në të njëjtën situatë”.
Aktorja përmendi dy persona: një të huaj dhe një italian. E pyetur se për çfare niveli ngacmimesh bëhet fjalë, ajo u përgjigj:
“Kur ngacmimi nuk është vetëm i tillë, por diçka më shumë, nuk e eliminon dot. Ai mbetet brenda teje dhe të kushtëzon karakterin. Veprimet e tua do të jenë gjithmonë subjekt i atij kujtimi”.
“Herën e parë isha një vajzë e re fare e pafajshme, nuk e njihja dashurinë, nuk njihja asgjë”, kujton ajo. Dhe kjo e bën episodin edhe më të rëndë. “Personi përgjegjës ishte një figurë shumë e njohur. Unë isha vetëm 19 vjeç, shkoja ende në shkollë”.
“Por ndonjëherë mund të ketë edhe denoncime krejtësisht të rreme, – vazhdon Lollobrigida, – dhe njerëzit këtë e bëjnë për publicitet. Unë duhej të kisha folur me kohë, por nuk pata guximin ta bëj dhe heshta”.

Të tjera
-
Vendimi për t’i nxjerrë bizneset në treg të hapur të energjisë, Ibrahimi: Një mik më tha në telefon se e mbylli fabrikën, janë pa shpresë
Opinionisti Ilir Ibrahimi ka ndarë një rrëfim personal dhe emocional në rrjet...
-
Vlora Hyseni bën histori: Zyrtarja e parë shqiptare që zhvillon takime zyrtare me administratën Trump
Më 16 maj 2025, Vlora Hyseni, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit t...
-
Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit
Disa orë para aksidentit fatal në Pavlan të Pejës, Armir Osmani është përfshi...
-
Kosova e bllokuar, Bislimi takon Sorensenin në kuadër të dialogut me Serbinë, edhe Petkoviq pritet të shkojë atje
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po qëndron në Bruksel në kuadër të dialog...
-
Pretendimi i çuditshëm – Trump: Biden ka vdekur, e zëvendëson kloni
Presidenti amerikan Donald Trump të shtunën në mbrëmje ripostoi një pretendim...
-
Muharremi: Gabimet në energji po na kushtojnë të gjithëve – rritja e çmimit, e vetmja gjë që funksionon
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj situatës me tregun e energj...
-
Rrëfim i vajzës së të mbijetuarës së dh*unës se* ksuale gjatë l uftës në Kosovë: Nënës sime iu deshën 20 vjet për të gjetur zërin e saj
Me një rrëfim personal, Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës se...
-
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në parkun e Pejës
Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkun Karagaq të Pejës. Ind...
-
Italia feston, KFOR vlerëson kontributin e saj në Kosovë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Italinë me rastin e Ditës Kombëtar...
-
Avokati Bajraktari: Ajo që po ndodh në Hagë nuk është drejtësi, është përndjekje
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër pas raportimeve për dorëzimin e d...
-
Pranohen pjesërisht disa prova që lidhen me ekspertin e ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...
-
Berisha: Futeni IT-në dhe Inteligjencën Artificiale si lëndë obligative në shkolla – është çështje sigurie kombëtare
Njohësi i kibernetikës, Halil Berisha, ka bërë një thirrje publike drejtuar i...