“Aktori në kuti” dhe “AMOK”, në Festivalin Ndërkombëtar në Tuzla

Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 29 August 2017
Në edicionin e 17 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit – “Teatri pa Kufij”, në Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës, që mbahet nga 29 shtator deri më 2 tetor, Kosova do të prezantohet më dy shfaqje. “Aktori ne Kuti” dhe “AMOK”, të cilat kanë pasur jetë të gjatë nëpër festivale ndërkombëtare kësaj radhe do të shfaqen në skenën e Teatrit Kombëtar të Tuzlas. Në këtë Edicion të Festivalit, përpos Kosovës, marrin pjesë edhe shfaqje nga Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe vende të tjera.
“Edhe motoja e Festivalit në Bosnjë që është Teatri pa Kufij për mua ka shumë kuptim. Arti është rruga më e lehtë për të kapërcyer barrirat që na janë krijuar neve si popull dhe njëherit është mënyra më e mirë për prezantimin e vlerave tona artistike dhe kulturore” , tha Mentor Zymberaj, aktor dhe drejtor I Shtëpise Teatrore Filmike – AKT, produksion i së cilës janë të dy shfaqjet.
Ai shtoi se këtë vit e ka një motiv shtesë për prezantimin e tillë, pasi shfaqja “Aktori në Kuti” ka dhjetë vjetorin e inskenimit. “Ka shumë shfaqje të mira të cilat realizohen por fatkeqësisht kanë jetë të shkurtër skenike. Ndërkohë kur sheh produktin tënd që për dhjetë vjet po i reziston skenës dhe ende tingëllon artistikisht nuk ka satisfaksion më të madh për një artist”, tha Zymberaj.
Nga ana tjetër regjisorja e shfaqjes “AMOK” , Elmaze Nura, e cila ka marr pjesë në shumë prezantime ndërkombëtare, thotë se Festivali Ndërkombëtar i Tuzlës është vetëm njeri prej prej festivaleve në të cilin puna e tyre artistike do të prezantohet gjatë ketij viti. “AMOK” është prezantuar nëpër shumë skena ndërkombëtare dhe njësoj si “Aktori në Kuti” është shpërblyer në të gjitha Festivalet Ndërkombëtare garuese. Është pikërisht kjo që më rigjeneron motivin tim artistik”, tha Nura.
Shtëpia Teatrore Filmike – AKT, është shpërblyër dy herë nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit për Prezantimin Më të Mirë Ndërkombëtar. Shfaqjet e këtij produksioni kanë shkelur edhe shumë vende të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Të tjera
-
Vendimi i Kushtetueses për KPM, Miftaraj: Përpjekjet e Kurtit për të kapur këtë mekanizëm dështuan
Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetues...
-
Dy aksidente të rënda me tren brenda javës në Klinë, policia merr masa ndaj shoferëve
Gjatë një periudhe të shkurt kohore kanë ndodhur dy aksidente të rënda me tre...
-
Dështuan në arrestimin e Rejhan Belës, IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë
Inspektorati policor ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në st...
-
Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë dritën e gjelbër Ligjit për Këshi...
-
Mëditje mbi 2 mijë euro, çka deklaroi tjetër Sveçla në regjistrin për deklarimin e pasurisë?
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruarse n...
-
Kjo është pasuria e Albulena Haxhiut, ministres në detyrë që po synon pozitën e kryeparlamentares
Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtar...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident tejet i rëndë në Prizren, shikoni si vetura rrotullohet
Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur sot në Prizren, shkruan Gazeta Infokus....
-
Konjufca deklaron rreth 400 mijë euro pasuri të paluajtshme
Deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit e ka bë...
-
Vendosen afate për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe J...
-
Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësim të masës...
-
Osmani në Helsinki takon kryeparlamentarin: Deputetët finlandezë ishin gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në vizitën e saj dyditore, që e nisi sot në Finlandë...
-
Gjykata urdhëron ndaljen e shuarjes së Zërit të Amerikës
Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën ...