Lajme

Aktori Halim Berisha falënderon klinasit dhe kërkon votën e tyre

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 15 October 2021

Aktori i njohur Halim Berisha, kandidatë i PDK-së për asamble komunale, ka falënderuar qytetarët e Klinës, për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë gjatë gjithë fushatës.

Ai po ashtu ka uruar që dita e zgjedhjeve të shkojë qetë dhe që qytetarët të votojnë në mënyrë masive për përfaqësuesit e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Halim Berisha kësaj radhe ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim si aktorë, është pjesë e listës së PDK-së në Klinë dhe garon me numrin 11.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale, ajo qe më ka lënë përshtypje është gadishmëria, vullneti dhe dashuria e qytëtarëve për të ardhmën e Klinës!

E kjo mund të arrihët vetëm nëse bashkarisht punojm me nder dhe përgjegjësi për qytetin tonë të mrekullushëm!

Uroj qe dita e zgjedhjeve të jetë e qetë dhe qytetarët të votojn masovisht për përfaqsuesit e tyre për të ardhmën e Klinës!

Isha i nderuar qe isha pjesë e garë dhe kam fituar shumë bashkëpunëtor dhe miq të mirë.

Andaj shfrytëzoj rastin të ju kërkoi qe të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës kandidatin për kryetar Esat Racin nr. 177, dhe për mua për asamble komunale me numri dihët 11 😂.

I juaji Halim Berisha, ju faleminderit sëcilit nga ju! #PDK177 #HalimBerisha 11✅ Bashkë për Klinën”, ka shkruar Berisha në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera