Aktorët paralajmërojnë protesta nëse trupa rezidente e teatrit ‘Dodona’ nuk plotësohet
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 05 August 2020
Mungesa e trupës rezidente në Teatrin ‘Dodona’, mosrespektimi i ligjit për teatrin, si dhe vonesat që tash e disa vite po bëhen nga Komuna e Prishtinës në lidhje me këtë teatër, ka shtyrë aktorët e Prishtinës që mëngjesin e ditës së sotme të mbajnë konferencë për media, shkruan KultPlus.
Gjatë kësaj konference aktorët kanë paralajmëruar se do të mbajnë edhe protesta mu përpara objektit të Komunës së Prishtinës, deri në realizimin e kërkesave të tyre.Leonit Maloku, pjesëtar i komunitetit të Aktorëve të Prishtinës ka thënë se Teatri ‘Dodona’ tashëm ka 15 vite që funksion vetëm me pesë aktorë dhe se ky teatër tash e një kohë nuk ka prodhuar shfaqje profesionale. Sipas tij kërkesa e aktorëve bazohet edhe në ligjet që rregullojë funksionimin e teatrove.
“Teatri ‘Dodona’ pothuajse që 15 vite funksionon vetëm me 5 aktorë dhe kryesisht prodhon vetëm shfaqje për fëmijë dhe nuk prodhon shfaqje profesionale për të rritur. Kërkesa jonë është bazuar në ligjin për teatrin pika nr. 7 nenin nr. 5, ku specifikisht thotë: Teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej më sa paku 10 dhe më së shumti 20 aktorë”, është shprehur Maloku.
Maloku gjithashtu ka thënë se protesta me tenda, monologje dhe poezi do t’i gjejnë aktorët e Prishtinës në qoftë se kërkesat e tyre nuk realizohen. Ai ka shtuar se po të jetë e nevojshme ata edhe do flenë para objektit të komunës në mënyrë që t’ju tregojnë institucioneve se në çfarë pike ka mbërritur kultura në Kosovë.
“Nëse kërkesat tona nuk realizohen ne do të shkojmë në protesta do të vijmë këtu para komunës siç kemi ardhë sot, do hapim tenda, monologje e poezi, çka ju takon aktorëve, që kur të vijë Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës t’na sheh neve duke fjetur këtu para komunës dhe të shoh se në çfarë gjendje e ka lënë kulturën në qytetin tonë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq aktori Ilir Prapashtica ka theksuar faktin se të gjithë aktorët e Prishtinës janë duke e kërkuar të drejtën e tyre, pasi që çdokush ka të drejtën e punës, e të protestës, prandaj dhe nuk do të ndalen deri sa kërkesat e tyre do të realizohen.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...