Aktivizohet propaganda ruse për Kosovën, ofendojnë Kurtin dhe KFOR-in
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 10 January 2023
Makineria e propagandës së Kremlinit ka shkruar për ngjarjet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, ku të thënat e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Harçenko, i paraqet për të vërteta të pakontestueshme derisa fajëson autoritetet e Kosovës dhe forcën paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë, KFOR’in.
Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadori rus e quajti “prijësin e radikalëve të Prishtinës” i cili “ndez ndjenja serbofobike” ndërsa refuzimin e KFOR’it për kërkesën e Beogradit për gjoja rikthim të një mijë trupave serbe në Kosovë, e quan “të paturpshme dhe të dorëzuar në kohë Krishtlindjesh”.
Ambasadori rus e paraqiti sikur synohet “dëbimi i serbëve” nga Kosova, teksa situata përshkruhet me ngjyrime propagandistike në tekstin e agjensisë së lajmeve ruse “Tass”.
Kujtojmë se në kohën e barrikadimeve në Veri, zëdhënësja e Minsitrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, në konferencë për media bëri të ditur se ambasadori rus në Beograd “ka marrë instruksione konkrete” për të mbështetur Serbinë.
Siç shprehej zëdhënësja, Kremlini “po pret reagimin e Beogradit” për këto instruksione, dhe se ato kanë të bëjnë “me mbështetjen ruse ndaj Serbisë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve” Kosovë-Serbi.
“Sa për ambasadën në Beograd, ambasadori rus në Serbi, i cili është në kontakt të ngushtë me lidershipin serb, ka marrë instruksione për hapa konkrete të mbështetjes, të cilat konsistojnë në normalizim dhe propozime për mënyra si të normalizohet situata. Po presim reagimin e Beogradit”, ka thënë Zakharova.
Mu pas deklaratës së Zakharovës, Aleksandar Boçan Harçenko doli me deklaratë se “Federata Ruse i kupton problemet e serbëve të Kosovës sikur të ishin të saj” derisa “ngritjen e gatishmërisë ushtarake të Ushtrisë Serbe deri në gatishmëri të përdorimit të forcës” ai tha se Rusia e mbështet, dhe se një veprim i tillë “korrespodon me realitetin në terren”.
“Njerëzit në Serbi e dinë se gjithherë mund të mbështeten te Rusia, pavarësisht sfidave serioze që ka vendi ynë në kontekstin e ballafaqimit me NATO’n, e cila na u është imponuar”, deklaroi Harçenko.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Federata Ruse vazhdon të mbështesë Serbinë në garantimin e të drejtave ligjore të serbëve në Kosovë, derisa mohoi se Rusia është përfshirë në situatën në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklarim për “Spiegel” këtë muaj tha se forcat paramilitare ruse të quajtura “Wagner” kanë arritur në Serbi derisa shtonte se Beogradi ka 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën.
Bashkëpunimi serbo-rus, Kurti e kishte vlerësuar edhe deri të asaj pike të dërgimit të mercenarëve të “Wagner” në Serbi.
Forca “Wagner” ka zhvilluar një reputacion famëkeq në vitet e fundit, pasi është akuzuar për krime lufte në konfliktet e ndryshme në të cilat ka marrë pjesë.
Të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti këtë javë bindjen...
-
Xheneta fituese e Big Brother Vip Kosova, ja çfarë thotë psikologia Sejdiu
Në emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, psikologia e njohur Antigona...
-
Bedri Hamza nga Kamenica: Votoni numrin 131, që ta hapim kapitullin e ri të Kosovës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...
-
Mergim Lushtaku: Ferizaji, Kaçaniku dhe Hani i Elezit kanë treguar vendosmëri dhe vullnet për ta parë Kosovën “Ma mirë”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Imri Ahmeti në Lipjan: Kur gratë bashkohen, ndryshimi bëhet i pashmangshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...
-
Haradinaj: Vushtrria po rreshtohet me Kosovën fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Id...
-
Ambasada Britanike i dhuron pajisje mijëra euroshe Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Kufi, ka bërë të ditur se ka...
-
William Walker për fushatën e Hamzës: Sa më shumë që përqafoni frymën e dy fjalëve “ma mirë”, aq më mirë do të ecni përpara
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video së bas...
-
Hamza: Programi ynë po mbështetet në numra të jashtëzakonshëm – çdo votë e juaja mundet ma mirë
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
Putin: Sikur Trumpi të kishte qenë president, ndoshta edhe nuk do të kishte lụftë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se pushimi i Ukrainës ka mund t...
-
Kremlini: Ulja e çmimit të naftës nuk do të ndikojë në ndalimin e lụftës në Ukrainë
Kremlini ka deklaruar të premten se marrëveshja për ndalimin e luftës në Ukra...
-
Gjobitet shoferi që ngiste veturën në anën e kundërt në autostradën “Arbën Xhaferi”
Gjatë ditës së djeshme u postuan pamje nga vozitja e një shoferi në autostrad...