Opinione

Aktivizmi i grave rome në kulturën e shoqërisë kosovare

Autori: Urma Menekshe 14:36 | 08 March 2024

Me të vërtetë shumë pak shkrime ka për gratë rome, sfidat e tyre, izolimi i tyre në grilat amvisërore, apo edhe diskriminimi në katror që e përjetojnë në jetën e përditshme.

Pse diskriminim në katror? Sepse, fatkeqësisht shoqëria jonë nuk të diskriminon vetëm që je grua, por ajo të diskriminon edhe për shkak të përkatisë etnike, fetare, shtresave familjare, pamjes, ngjyrës dhe shumë karakteristikave të tjera, që nga Lartmadhëria janë dhënë për të stolisur planetin tonë Tokë me ngjyra që do të duhej të jenë vet harmonia dhe paqja.

Prandaj, edhe diskriminimi apo shkeljet e të drejtave që i bëhen një gruas rome janë të dyfishta. E para që janë gra apo vajza dhe e dyta që janë rome. E mos të i numroj edhe kushtet socio- ekonomike që menjëherë vërehen nga veshja. Sepse, sytë dhe truri i njeriut është shndruar në një makinë, robot apo apparat, thjeshtë fokusohet në pamje të jashtme. E sentimentalizmi ynë, empatia, logjika e arsyeshmëria që në fakt njeriun e bëjnë ‘njeri’, pothuajse janë të zhdukur si koncepte e ndjenja shpirtërore.

-Advertisement-

Diskriminimi ndodh edhe në promovim. Në shumë tryeza ku promovohen Të Drejtat e Njeriut, nga vetë edhe intelektualët e komunitetit tonë, përmenden vetëm emra burrash. Padyshim që ata meritojnë të përmenden për kontributin e tyre. Por, me një farë mënyrë ata edhe duhet të fajësohen që edhe para 50 viteve nuk kanë mbështetur gratë dhe vajzat në pozitat udhëheqëse apo vendimmarëse.

Si do që të jetë, vajzat e tyre janë shdnruar në heroina të grave të komunitetit rom. Dhe tani fuqia e grave dhe e vajzave të komunitetit rom është më e madhe.

Po kush në të vërtetë ka promovuar më shumë komunitetin: gratë apo burrat?

Sipas meje, edhe pse SHKA “Durmish Aslano” e themeluar nga akademikët dhe intelektual, kulmin e promovimit të këngës së ëmbël rome e ka bërë një vajzë, znj. Bedrijana Misini. Vajzë e re, me zërin briliantë, në mes të djemve dhe burrave ishte lidere e skenës artistike. Pa atë nuk do të kishte kuptim kënga rome e Prizrenit. Pa të nuk do të kishin kuptim veshjet tradicionale rome.

Dhe pa të, plaketa e parë me këngë qytetare rome të Prizrenit, nuk do të realizoheshin.

Cfarë ishte ajo për Prizrenin tonë, kolegya e vet, e cila edhe ka fituar epitetin “Mbretëresha e Muzikës Rome”, e ndjera Esma Redzepova ishte për Shkupin, e më pastaj për tërë Maqedoninë e Veriut, ishjugosllavinë, europën dhe tërë botën. Nga ajo kohë, jo veq ne muzik, teatër e foklor, gra të sukseshme rome kishte edhe në fusha të tjera, si në mjekësi, në gazetari, në arsim etj.

Znj. Zylfie Avdo si mjeke rome theu shumë tabu që para 50 vite. Nëse mjekësia përceptohet shkollimi më i lartë, atëhere jemi krenar ta prezantoj emrin e saj që ka përfunduar mjekësinë dhe është bërë mjekja e parë rome që njohim ne.

Znj. Shalani ishte mësuese, kurse e bija e saj, znj. Gjyzele Shaljani është zyrtare për arsimin e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Ministrinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Znj. Indira Elshani ka punuar me OSBE-në, Caritasin në shoqërinë civile me organizata joqeveritare për ta përmirësuar pozitën e gruas rome, por ajo ishte vet duart e babait të saj të ndjerë, prof. Ibrahim Elshani, ku të gjitha botimet që i ka bërë, shkrimi i tyre është kryer nga kjo zonjë e nderuar. OJQ-të si ushtri e re për liri dhe paqe, kanë pasur edhe një grua lidere, znj. Shpresa Agushi, nivel Kosove ka ndihmuar gratë rome në shumë fusha. Gazetaret Fatime Haliti, Vera Pacaki, Drita Salijevic që me portretizimin e gjinisë femërore në media kanë avansuar pozitën e grave në komunitetin tonë. Mikribane Mulamisini, Gynesh Veshall dhe Melisa Menekshe përmes teatrit si aktore amatore edhe në skenë luftojnë për pozitën e tyre.

Edhe unë si mësuese e parë grua e Gjuhës, Kulturës dhe Historisë Rome, si kreatore e minibibliotekës së parë rome besoj që kam dhënë luftën time për suksesin e grave dhe vajzave rome për të larguar njëherë e mirë se ne femrat rome nuk jemi të suksesshme.

Shumë e shumë personalitete të tjera…

Kur e di që edhe me mijëra e miliona gra dhe vajza rome përshkak të shkeljes së të drejtave të tyre vyshken. Thahen sikur gjethet e një peme që nga shkëlqimi nga rrezet e diellit edhe nga ngjyra e tyre e ndritshme, vjeshta dhe dimri që menjëfarë mënyrë janë kohëra të vështira, e nga kuptimi metaforik janë të egër, të ligë, të zbehtë…shndrrohen në copa letre të ngrira, të holla, që thehen, e fryma i shëtitë ku të dojë, e këmba e njeriut i shkel.

Por, prap se prap këto janë disa lule të pranverës. Por, pranvera ka shumë lule. Madje secila bimë e vdekur, që vjeshta e dimri i ka shndruar në fosile, pranvera i rigjallëron. Është sikur rilindje njerëzimi.

Prandaj, derisa secila vajzë e grua që të jetë ajo cfarë të dojë, të punoj atë se cfarë kërkon, të jetë e lirë, të jetë e barabartë…për ne nuk ka pranverë.

Shumica prej jush do të befasohen kur të lexoni artikullin tim, pasi deri tani ka munguar vëmendja juaj ndaj sukseseve të grave dhe vajzave rome në Kosovë.

Kjo mungesë intersimi ka bërë që të shqyrtohet pak ose fare pak kontributi I tyre në shoqërinë tonë. Eshtë e rëndësishmë të theksojmë se deri më tani, narrative e komuniteti rom është dominuar kryesishtë me ngjarjet negative, ndonëse unë besoi së historia jonë përmban edhe shumë shëmbuj pozitivë. Si Kosovarë , kemi luftuar për të treguar ekzisetncën tone dhe rolin tonë në shoqërinë kosovare.

Ne luftojmë shumë edhe me diskriminime në cdo hap të jetës sonë, diskriminim më të madh që hasim ne si vajzat rome është ne mednimet e të gjithë shoqërisë ,Mendojnë së komuniteti rom sidomos grat dhe vajzat rome njhën me problem socio -ekonimike , braktisja e shkollimit, martesat e hershëm e shumë dukurit negative tjera.

Megjithatë ende njerzit befasohën kur dëgjojnë që jam e arsimuar dhe punësuar, sepse mendojnë se ne nuk mund të jemi në këmbët tona.

Po ju tregojë vetëm disa fjalët që e degjojmë cdo ditë nga komunitete tjera: Aje rome A nuk dukësh si ata?. Pse je duke veshur aq mirë ? A janë romët edhe me lekurë të bardhë? A dini të flasni edhe gjuhët tjera përvec rome? A keni Histori , kulturë ose gjuhë ? Sa të pastër jeni?…

Gratë rome janë përpjekur të luftojnë për barazi nëpërmejt pjesmarrjes në lëvizje sociale, organizata dhe aktvizmi qytetar.

Ata kanë punuar për të adersuar diskriminmin dhe për të ndërtuar një shoqëri me të drejtë dhe barabartë Përpjekjet e tyre përfshijnë edukimin e komunitetit, promovimin e drejtës së grave dhe fëmijeve për arsim dhe shëndet si dhe angazhimin në politkë për të përmirsuar ligjet dhe politikat për të mbrojtur dhe për të promovuar të drejtat e tyre. Megjithatë , është ende një betejë e vazhdushme për të siguruar barazi të plotë dhe të drejta të barabarta për grate rome në shoqërin tonë.

Lufta e madhe e këtë shekullit e quajtur “Barazia Gjinore”, me brigatat të pakufishme të ushtarëve të Brigadës “Të drejtat e Gruas”, dita ditës po fitojnë shumë beteja kundër patriarkatit.

Këto fitore janë shpresë edhe e grave rome që janë në ato grilat e nemura të amvisërisë të mbështjella nën petkun e patriarkatit. Ata mezi po presin kapitullimin e patriarkatit dhe jetën e lirë, pa diskriminim në familje, në punë dhe në jetën e përditshme.

Botën duhet ta shndrrojmë në kopsht. Ne jemi lulet e kopshtitë të botës. Prandaj, duhet të jemi gjithkund. Në shkollë, fakultet, në dekanate e rectorate të Universitete, në spital, në prokurori, në gjyq, në polici, në gazetari, në teatër, në film, në produksion, në biznes, në ingjinieri, ne arkitektura, në arkeologji, në institute të ndryshme, në krye të komunave, në klube sporti, në administrat, në biblioteka, në cdo cep të jetës.

Së bashku për një pranverë, me plot lule, me pakufi lule.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera