Aktakuzë ndaj tetë personave për zgjedhjet e 14 shkurtit, njëri nga ta ish-deputet

Autori: Gazeta inFokus
16:10 | 29 December 2022
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me datë 14 shkurt 2021.
Njëri nga të akuzuarit është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Në mesin e të akuzuarve janë: Sh. G. ish deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, T.Sh. zyrtar në Komunën e Pejës, K. B., M. B., D.B, Sh.Sh., S.B. dhe K.Gj”.
Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë:
Shtatë prej tyre akuzohen për veprat penale: Keqpërdorim i të drejtës së votimit e sanksionuar me nenin 213 të KPRK-së dhe Vjedhja e identitetet dhe pajisja e qasjes, e sanksionuar me nenin 336 të KPRK-së, kurse një person akuzohet për veprën penale Kanosje nga neni 181 të KPRK-së.
Në mesin e të akuzuarve janë: Sh. G. ish deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, T.Sh. zyrtar në Komunën e Pejës, K. B., M. B., D.B, Sh.Sh., S.B. dhe K.Gj.
Të pandehurit akuzohen se gjatë zgjedhjeve të datë 14 shkurt 2021, kanë keqpërdorur të drejtën e votimit duke votuar në emër të qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, duke keqpërdorur sistemin e votimit me postë. Hetimet kanë zbuluar se të pandehurit kanë keqpërdorur kopjet e letërnjoftimeve dhe të drejtën e votës për 71 qytetarë të cilët jetojnë në Austri, duke votuar në emër të tyre në procesin zgjedhor.
Ky veprim kriminal i grupit të të pandehurve ka pasur për qëllim sigurimin e votave për kandidatin – të pandehurin Sh. G., megjithatë, i njëjti nuk ka siguruar vota të mjaftueshme për të marr mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Të tjera
-
Presidentja Osmani: Aleanca me SHBA-të, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë
Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, iu ...
-
Skulptori i monumentit të Nënës Zahide në Skenderaj me mesazh emocional
Skulptori Sabri Behramaj ka ndarë sot fotografinë e monumentit të Nënës Zahid...
-
Nga e premtja pa ujë – KRU Prishtina tregon kur do të rregullohet problemi në Drenas
Disa komuna në Kosovë patën problem me furnizim me ujë për ditë të tëra për s...
-
KQZ: Më 1 korrik nis periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit për a...
-
Ambasadori britanik takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, diskutohet për ngërçin në Kuvend
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvill...
-
Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike n...
-
Aksioni i prokurorisë kundër degradimit të mjedisit në Prizren, arrestohet i dyshuari i 19-të
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Polici...
-
Vetura godet këmbësoren te “Bill Clintoni”, Policia jep detaje
Sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka ndodhur një aks...
-
Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trumpit
Rrugët e kryeqytetit të Iranit janë kryesisht të zbrazëta sot mes sulmeve izr...
-
Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
Tre shqiptarë të evakuuar nga Izraeli kanë arritur në Tiranë. Kjo është bë...
-
Nanë Zahide duke e përkund djepin – Emocione të jashtëzakonshme pasi zbulohet busti i Zahide Geci – Jasharit, nënës së Legjendarit Adem Jashari, në Skenderaj
Në ditën e çlirimit të Skenderajt, më 18 qershor, u përurua skulptura e nënës...
-
Arrestohet i dyshuari për sul*min në oborr të Gjykatës në Suharekë
Është arrestuar i dyshuari për sulmin para Gjykatës në Suharekë. Zëdhënësi...