Aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 23 March 2022
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një personi në Prizren për veprën penale “vrasje në tentativë”, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë e ka bërë të ditur prokuroria përmes një njoftimi.
“Sipas aktakuzës me datë 10.01.2022, rreth orës 14:40, në rrugën ‘’Xhemil Fluku’’ në Prizren, i akuzuari L.V., tenton ta privojë nga jeta viktimën B.G., nga Prizreni, në atë mënyrë që, derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur ku si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, ashtu që para automjetit të viktimës ishte duke qëndruar i pandehuri me automjetin e tij të markës ‘’Audi’’, i cili e kishte ndalur automjetin duke biseduar me një kalimtar rasti, kështu duke shkaktuar kolonë të panevojshme në trafik, me ç’rast viktima pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment i pandehuri del nga automjeti, i afrohet viktimës dhe fillon të fjaloset me të”, thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:/Gazeta Infokus/
Prizren, 23 mars 2022 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.V., i cili gjendet në paraburgim nga data 10.01.2022 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./G
Sipas aktakuzës, me datë 10.01.2022, rreth orës 14:40, në rrugën ‘’Xhemil Fluku’’ në Prizren, i akuzuari L.V., tenton ta privojë nga jeta viktimën B.G., nga Prizreni, në atë mënyrë që, derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur ku si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, ashtu që para automjetit të viktimës ishte duke qëndruar i pandehuri me automjetin e tij të markës ‘’Audi’’, i cili e kishte ndalur automjetin duke biseduar me një kalimtar rasti, kështu duke shkaktuar kolonë të panevojshme në trafik, me ç’rast viktima pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment i pandehuri del nga automjeti, i afrohet viktimës dhe fillon të fjaloset me të. Ndërkohë, në fjalosje e sipër, i pandehuri kthehet në automjetin e tij, e merr një pistoletë në dorë dhe sërish kthehet tek vetura e viktimës dhe pas shkëmbimit të sërishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet viktimën në kokë, me ç’rast ky i fundit i vërsulet të njëjtit duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë, derisa viktima, ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë të vërtetuara sipas raporteve mjekësore.
Me këto veprime i pandehuri i lartëcekur ka përmbushur elementet e veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Të tjera
-
Biden: SHBA, plotësisht e përkushtuar për sigurinë e Izraelit
Presidenti amerikan ka lëshuar një deklaratë për të shënuar përvjetorin e par...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta të ni...
-
Erdogan të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritën që ditën e enjte do të vizitojë Sh...
-
Drejtorja britanike për Evropë takohet me Kurtin, e mirëpret vendimin e Qeverisë për lejimin e mallrave serbe
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka shkruar të hënën në Facebook ...
-
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
Faton Klinaku nga OVL- UÇK ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë për rri...
-
Kurti takon shefin e EULEX-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punë...
-
Termokos nis sezonin e ngrohjes më 15 tetor
Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë ...
-
Abdixhiku: Kam programin dhe njerëzit më të mirë për ta ndërtuar të ardhmen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se n...
-
Buzhala paralajmëron padi për “gurthyesin”: Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbr...
-
Tirana në kaos prej protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet pasi ngeci në trafik
Një qytetare në Tiranë i ka dhënë jetë fëmijë së saj në makinë, gjatë rrugës ...
-
Gazetari Dakaj shpjegon inflacionin ndër vite: ‘Ti pagun koston prej 2021-tës’
Rritja e pensioneve prej 20% më shumë ngjalli reagime të shumta në opinion, r...
-
Ambasadorja e Izraelit: Hamasi dhe Hezbollahu po i përdorin civilët si mburoja njerëzore
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, thotë se Hamasi dhe Hezbollahu p...