Lajme

Aktakuzë ndaj një mjeku në Podujevë, tentoi të punësojë mbesën e tij si stomatologe në QKMF

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 02 March 2023

Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka njoftuar të enjten se Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri – mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë në një përzgjedhjen e një stomatologu në QKMF-në e këtij qyteti. I njëjti në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e mbesa e tij të zgjidhet si doktoreshë e Stomatologjisë.

“I pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë,  dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar”, thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.

-Advertisement-

Me këtë i pandehuri thuhet se ka kryer veprën penale të lartcekur, andaj Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera