Lajme

Aktakuzë kundër një personi për “vrạsje të rëndë”

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 02 September 2024

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet I.A, për “vrasje të rëndë”.

“Sipas aktakuzës i pandehuri I.A. në bashkëkryerje me tani të dënuarit A.B. dhe F.A. si dhe me të pandehurit E.S. dhe RR.A. si grup i organizuar kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, nga neni 147 paragrafi 1 nën paragraf 3 e 9, lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës”, shkruan në kumtesë.

Aktakuza u ngrit sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera