Lajme

Aktakuzë kundër Nagip Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 19 August 2024

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, kundër të pandehurit, ish-drejtorit të KEK-ut, Ngaip Krasniqit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës i pandehuri N.K. në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare, ku kishte kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar”.

Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në  cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së’ “, thuhet në njoftim.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera