Lajme

Aktakuza për korrupsion, Endrit Shala thotë se nuk është i njoftuar për ngritjen e saj

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 30 August 2024

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj dy ish-ministrave, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet e ditur se të dy ish-ministrat, ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Në një përgjigje për Reporteri.net, ish-ministri Shala, tha se s’është në dijeni se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe se informacion s’ka as avokati i tij, Besnik Berisha.

-Advertisement-

“Nuk kam asnjë njoftim unë, apo avokati im, Besnik Berisha. Vetëm atë që e kam lexuar në media”, thuhet në përgjigjen e Shalës për Gazeta Online Reporteri.net.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, nën dyshimin për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera