Lajme

Aktakuza ndaj Gjokoviqit, dyshohet për vrasje civilësh në Ozdrim

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 24 June 2023

Fiks para një viti u vu nën pranga serbi Millorad Gjokoviq, por tek këtë vit iu ngrit aktakuza për krime lufte, të cilat i kreu në fshatin Ozdrim të Pejës 24 vjet më parë.

Për të, Prokuroria tha se ka gjetur prova të mjaftueshme. Njëra nga to është edhe dëshmia që e dha Halit Gashi, njeriu që e pa me sytë e tij gjithë ngjarjen, raporton Klan Kosova.

Gashi bëri të ditur se denoncoi edhe një serb tjetër për vrasjen e Esat Morinës, e të cilin pret ta shohë prapa grilave sa më shpejt.

-Advertisement-

Nëse kjo ndodhë, familjarët e civilëve të vrarë mbase mund ta kuptojnë edhe vendndodhjen e eshtrave të më të dashurve të tyre.

Derisa sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në këtë fshat mori pjesë në ofensivën ushtarako-policore duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë 19 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera