Aktakuza e re ndaj Thaçit, PDK e shqetësuar: A po reflekton ky proces paanshmëri dhe profesionalizëm?
Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 06 December 2024
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet e sotme në Gjykatën Speciale, ku më herët u konfirmua aktakuza e re kundër Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut, duke ngritur pyetjen: A po reflekton ky proces drejtësie paanshmërinë dhe profesionalizmin që Kosova, qytetarët e saj dhe çlirimtarët tanë në Hagë e meritojnë?’’.
I pari i PDK’së ka shtuar edhe se lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet.
‘‘Kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi, derisa qëndrojmë fuqishëm kundër çdo veprimi që cenon këtë parim themelor dhe të paprekshëm për secilin qytetar të Kosovës’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Njoftimi i fundit nga Zyra e Prokurorit Special, se Presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për pengim të drejtësisë, ndërsa ai tashmë ka katër vite që ndodhet në paraburgim, ngre shqetësime lidhur me qasjen dhe fokusin e këtyre procedurave gjyqësore.
Këto shqetësime thellohen më tej nga arrestimi i tri personaliteteve të tjera, si dhe nga fletëthirrja për paraqitje para Dhomave të Specializuara për z. Hajredin Kuçi.
Ne mbështesim fuqishëm parimet e drejtësisë dhe llogaridhënies, por një pyetje e thjeshtë dhe kritike ngrihet sonte: A po reflekton ky proces drejtësie paanshmërinë dhe profesionalizmin që Kosova, qytetarët e saj dhe çlirimtarët tanë në Hagë e meritojnë?
Të gjithë e dijmë se lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri.
Ne apelojmë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale! Vendimet e tyre duhet të mbështeten vetëm në fakte dhe parime ligjore. Drejtësia nuk duhet, asnjëherë, të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi, derisa qëndrojmë fuqishëm kundër çdo veprimi që cenon këtë parim themelor dhe të paprekshëm për secilin qytetar të Kosovës.
Të tjera
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...