Aksioni “TOTO”: 13 të arrestuar, mbi 55 mijë euro të sekuestruara e 6 vetura
Autori: Gazeta inFokus
09:09 | 06 October 2022
Policia ka dhënë detaje për rastin “TOTO”, ku bëhet e ditur se janë arrestuar 13 të dyshuar.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.
“Nga njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor.

Të tjera
-
Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan pas arrestimit, Policia thotë se ndërhyri për ta vënë situatën në kontroll: Po sulmonte vetura e kalimtarë
Qytetari Agon Zejnullahu ka vdekur në orët e para të së hënës pak pasi u arre...
-
KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është në vazhdim per...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, e njofton për konsultimet me partitë për konstituimin e kuvendit
Presidentja Osmani e ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot...
-
Kryeziu i KDI-së për bllokadën: Kriza është veç “Albin Kurti a do të jetë kryeministër a jo?”
Ismet Kryeziu i KDI-së referuar bllokadës në Kuvendin e Kosovës tha se kriza ...
-
Problemet në gjendjen civile, MPB’ja del me një sqarim
Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se përgjatë paradites së të hënës ...
-
Vetaksidenti në Batllavë, një nga të lënduarit në gjendje të rëndë
Një grua është në gjendje shumë të rëndë si pasojë e një vetaskidenti me katë...
-
Orik Devolli pjesë e F4, ambicie për Formula 1
Orik Devolli, 15-vjeçari nga Kosova, po shkel pedalin drejt një ëndrre që pak...
-
Këshilli Prokurorial i Kosovës reagon për kushtet alarmante në Pallatin e Drejtësisë: Thirrje për masa urgjente
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZK...
-
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgj...
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...