Lajme

Aksioni policisë shqiptare dhe malazeze, kapet një sasi e madhe e kokainës – arrestohen disa persona

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 24 November 2022

Një sasi e madhe e kokainës është kapur sot në Portin e Tivarit në Malin e Zi.

Aksioni ishte zhvilluar nga policia malazeze në bashkëpunim me atë shqiptare.

Raportohet se gjatë aksionit janë arrestuar edhe disa persona në territorin e Shqipërisë, afër Tiranës.

-Advertisement-

Kokaina ishte e fshehur në thasë dhe u zbulua nga policia malazeze gjatë muajt korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi pikërisht sot.

Sasia e kapur në Tivar kishte destinacion Shqipërinë.

Gjithashtu bëhet me dije se policia po kontrollon një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera