Lajme

Aksioni për fajde në Gjakovë, Prokuroria jep detaje të reja

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 19 October 2022

Prokuroria Themelore në Gjakovë të martën ka realizuar një aksion për fajde, ku janë arrestuar pesë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të prokurorisë në këtë aksion përvec të arrestuarve janë sekuestruar edhe 16 vetura.

“Sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë departamenti për krime të rënda, është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse ndaj 7 të pandehurve duke përfshirë 10 lokacione të ndryshme në Gjakovë, në të cilin aksion kanë marrë pjesë rreth 90 zyrtarë policor. Gjatë bastisjes janë gjetur ne cilësi të provave materiale dhe sendeve të dyshuara, dhe janë sekuestruar gjashtëmbëdhjetë (16) vetura, dy (2) moto çikleta, 5 (pesë) armë të llojeve të ndryshme, USB-ja, telefona, dokumente, kontrata, regjistra, para dhe prova tjera, ku dyshohet se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale të fajdesë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

-Advertisement-

Ndryshe kanë bërë të ditur se dy persona të tjerë janë në arrati.

“Pas përfundimit të aksionit janë arrestuar pesë (5) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Fajdesë” nga neni 331,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa dy persona të tjerë gjenden në arrati dhe të njëjtin janë në kërkim policor. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) të pandehurve, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku pritet që gjatë ditës të mbahet seanca dëgjimore në lidhje me kërkesën e prokurorisë”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Gjakovë:

Aksion nga Prokuroria Themelore e Gjakovës për fajde, arrestohen  pesë (5) persona

Gjakovë, 19 tetor 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, duke zbatuar edhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, pas hartimit të planit operativ me DRP-Gjakovë dhe me asistimin e dy drejtorive Rajonale të Policisë Prizren dhe Pejë, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë departamenti për krime të rënda, është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse ndaj 7 të pandehurve duke përfshirë 10 lokacione të ndryshme në Gjakovë, në të cilin aksion kanë marrë pjesë rreth 90 zyrtarë policor.

Gjatë bastisjes janë gjetur ne cilësi të provave materiale dhe sendeve të dyshuara, dhe janë sekuestruar gjashtëmbëdhjetë (16) vetura, dy (2) moto çikleta, 5 (pesë) armë të llojeve të ndryshme, USB-ja, telefona, dokumente, kontrata, regjistra, para dhe prova tjera, ku dyshohet se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale të fajdesë.

Pas përfundimit të aksionit janë arrestuar pesë (5) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Fajdesë” nga neni 331,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa dy persona të tjerë gjenden në arrati dhe të njëjtin janë në kërkim policor.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) të pandehurve, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku pritet që gjatë ditës të mbahet seanca dëgjimore në lidhje me kërkesën e prokurorisë.

/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera