Lajme

Aksioni në veri për mbylljen e zyrave të Postës Serbe, Policia ndalon dy persona

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 05 August 2024

Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës, në veri të vendit, ku u kontrolluan disa objekte të Postës së Serbisë. Nëntë nga to janë mbyllur për shkak se ishin të palicencuara dhe të paregjistruara.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se tri objekte janë mbyllur në Mitrovicën Veriore, tri në Leposaviq, dy në Zveçan dhe një në Zubin Potok.

“Gjatë kësaj kohe në Leshak kemi ndaluar dy persona të cilët i kemi dërguar në stacion të Policisë në Leposaviq dhe atyre u janë shqiptu tiketa për mospërfillje të urdhrit të Policëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha më tej Elshani.

-Advertisement-

Mbyllja e objekteve sipas Elashanit nisi si në vijim, “pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuat te jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit”.

“Pas verifikimit të gjendjes faktike në këto objekte kemi ardhë në përfundim se nuk kanë licenca dhe nuk janë të regjistruara prandaj në konsultim me Prokurorin edhe janë mbyllë për hetim të mëtejmë nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike”, tha Elshani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera