Aksioni i antidrogës në Mitrovicë, konfiskohen 56 kilogramë marihuanë si dhe ka të arrestuar
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 20 April 2022
Pesë persona janë arrestuar nga policia në operacionin antidrogë të zhvilluar sot në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë aksion po ashtu janë konfiskuar 56 kilogramë “Marihuanë”.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
“Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu në këtë njoftim thuhet se në cilësi të provave janë konfiskuar tre vetura të llojit “Mercedes”, shtatë telefona celularë, dhe para në vlerë mbi 10 mijë euro.
“56 kilogramë 81 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, tre vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë), shtatë telefona celularë , 10 mijë e 507 euro si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ambasada e ShBA-së në Shqipëri njofton për pezullimin e fondeve
Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për p...
-
Fjalimet e fuqishme të Besnik Tahirit në KE: Ne jemi pjesë e Evropës dhe së bashku luftojmë propagandën ruse dhe serbe
Për tre vite me radhë në këtë legjislaturë, deputeti dhe kandidati për depute...
-
Policia jep detajet e fundit për gjụajtet me ạrmë në Pejë
Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Rast...
-
Tahiri: Kemi me dal fituese në zgjedhje, kjo qeveri është mashtruese!
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi dhe depute...
-
Krasniqi: Rexhep Selimi e kishte rolin e inspektorit gjeneral të UÇK-së
Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi të mërkurën se Rexhep Selimi kishte rolin ...
-
‘Kritika ime ndaj Trump ka qenë e gabuar’, thotë i zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasador në SHBA
I zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasadorin e ardhshëm në SHBA, Lord...
-
Të premten këto lagje në kryeqytet mbesin pa ujë
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në dy lagje ...
-
Gjụajtje me ạrmë në Pejë
Para pak minutave ka pasur të shtëna me armë zjarrin në qytetin e Pejës. N...
-
17 mijë e 500 euro gjobë ndaj zyrtarit komunal të Ferizajt dhe një biznesmeni, tre të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën ka shpallë aktgjykim ndaj katër zyr...
-
Xhafer Gashi e Lendita Bekteshi nga Mazgiti i Ulët dhe Mazgitit të Lartë: Qytetarët kanë vendosur për ndryshim
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Ambasada Amerikane njofton institucionet në Shqipëri: Ndërpritet mbështetja dhe fondet pas vendimit të Trump
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë inst...
-
“LDK do të ju mbështesë për të rritur prodhimin” – Deputetja Rrezarta Krasniqi viziton një biznes të suksesshëm në Vushtrri.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Rrezarta Krasniqi, ...