Lajme

Aksioni brenda Policisë, pritet arrestimi i mbi 40 pjesëtarëve problematikë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 14 March 2022

Mbi 40 zyrtarë policorë në vendkalimet kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë kanë qenë duke u hetuar për rreth një vit, nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Express.

Aksioni për arrestimin e tyre ka nisur në orët e mëngjesit të sotëm dhe po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale.

Express mëson se bëhet fjalë për arrestimin e mbi 40 zyrtarëve policorë, në mesin e tyre edhe zyrtarë me pozita më të larta.

-Advertisement-

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi IPK.

IPK tha se detaje të tjera lidhur me këtë operacion do të bëhen të ditura më vonë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera