Lajme

Aksion te Ministria e Arsimit, disa të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 08 October 2026

Po raportohet se disa zyrtarë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë përfunduar sot në prangat e Policisë.

Sipas burimeve të Klan Kosovës në mesin e të arrestuarve është ish-sekretarja Fadile Dyla si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu dhe Xhemajl Buzuku. Po ashtu të arrestuar janë edhe një numër zyrtarësh të tjerë Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti.

Ndërkohë Gazeta Infokus ka pyetur në Polici dhe Prokurori për detaje, por deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me rastin.

-Advertisement-

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy