Aksion i policisë në Tiranë, arrestohen pesë persona
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 14 April 2021
Policia e Tiranës ka bërë arrestimin e pesë personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa njofton se në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh është gjetur pa shenja jete një person, i cili dyshohet se është aksidentuar nga një makinë.
Policia bën të ditur se 54-vjeçari që ka humbur jetën dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç,pasi në rrugën “Hasan Alla”, nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
O.Z., 36 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ;
E.M., 18 vjeç, (nxënës i një shkolle), pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...