Lajme

Aksion “humanitar” për Kryeministrin Haradinaj: Kërkohen kravata!

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 24 December 2017

Arsyetimi i Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, se ia ka rritur vetes pagën dhe kabinetit qeveritar për shkak të nevojave elementare, ka ngjallur debat në rrjete të ndryshme shoqërore.

Disa e kanë cilësuar si vendim të gabuar, marrë për bazë gjendjen ekonomike të pjesës dërmuese të qytetarëve ndërsa disa të tjerë e kanë shfrytëzuar për satirë këtë arsyetim.

E një rast i tillë është edhe ky me aktorin Kushtrim Mehmeti, i cili duke satirizuar me kryeministrin Haradinaj ka nisur një aksion humanitar për mbledhjen e kravatave për Haradinajn.“Nëse nuk keni mundësi për ndihmë informoni të tjerët.

-Advertisement-

Nëse nuk mund te vini vet atëherë niseni një kravatë me post.
Ndihmoni
Ndihmoni
Ndihmoni
Takimi para ndërtesës se Qeverisë. Për info shtesë vetëm pyetni“, shkruan sipër apelit për ndihmë, Mehmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera