Lajme

Aksidenti në Obiliq ku mbetën të lënduar dy fëmijë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 09 December 2022

Dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime trupore në një aksident në Obiliq mbrëmjen e së premtes.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se të dy të miturit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet”, ka njoftuar ajo.

-Advertisement-

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, vijon njoftimi i saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera