Lajme

Aksidenti në Novosellë të Pejës: Një i vdekur edhe tre të lënduar, i përfshirë edhe një polic

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 26 December 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka mëngjesin e sotëm në fshatin Novosellë të Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

-Advertisement-

Ai tha se në këtë aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërguar në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha Gashi për Express.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera