Lajme

Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja me 4 anëtarë

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 16 June 2019

Një aksident me bilanc lufte ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Elbasan-Tiranë.

Nga kjo ngjarje tragjike numërohen 4 viktima të së njëjtës familje dhe një i lënduar, shkruan Top Channel.

Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin  A. A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

-Advertisement-

 

 

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët; V. B; B. B; F. B; Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera