Lajme

Aksident tragjik në Kamëz, ndërron jetë adoleshenti rrugës për në spital

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 17 September 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një makinë ka humbur kontrollin më pas është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes janë plagosur dhe 3 të mitur, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policise Tiranë.

Informacion paraprak.

-Advertisement-

Më datë 17.09.2017, rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamëz. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”). Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera