Lajme

Aksident tragjik në Itali, makina bie në kanal, tre të rinj humbin jetën

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 15 January 2023

Aksident tragjik në Verona të Italisë. 3 persona humbën jetën dhe një i katërt u plagos, pasi pasditen e sotme, pasi një makinë doli nga rruga, në një komunë në provincën e Veronës.

Sipas mediave italiane, 4 personat që udhëtonin në makinën që përfundoi në një kanal pasditen e sotme në Veronella janë të gjithë të rinj me origjinë indiane, tre prej të cilëve kanë humbur jetën. Viktimat janë dy djem dhe një vajzë, të gjithë të moshës nga 20 deri në 21 vjeç, e po ashtu jetojnë në këtë zonë.

Zjarrfikësit e nxorën makinën me vinç, ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. /Abc news

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera