Lajme

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, vozitësi humbi kontrollin dhe goditi një vetur të parkuar

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 16 April 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal.

Rartin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në lidhje me këtë rast.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal.”

“Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit , ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, u shprehë ajo per Indeksonilne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera