Lajme

Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, nëntë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 03 March 2022

Nëntë persona janë lënduar të mërkurën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Leban, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se të lënduar kanë mbetur tetë burra dhe një grua, të cilët pastaj janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjithashtu, është njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

-Advertisement-

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se njëri nga ngasësit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe është dërguar ne mbajtje.

“Me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera