Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, 7 persona të lënduar rëndë

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 14 April 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë 7 persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Nesër nuk do të ketë energji elektrike në këto rajone të Kosovës

-Advertisement-

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se të gjithë 7 personat pas aksidentit janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera