Lajme

Aksident i rëndë në Serbi, katër të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 27 July 2017

Katër persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pas një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën Kraljevë-Preljinë, në afërsi të qytetit Miloçaj të Serbisë.

Aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00 të së mërkurës, kur janë përplasur direkt dy vetura të pasagjerëve, raporton RTS, transmeton Klan Kosova.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.

-Advertisement-

Mjeku Milan Maksimoviq i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë se tri gratë dhe një shtatëvjeçar që u lënduan atje janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera