Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 05 August 2024

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti ka njoftuar se nga ky aksident kanë pësuar lëndime pesë persona

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera