Lajme

Aksident në Prishtinë, lëndohen 7 persona

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 28 November 2018

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur 7 persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se si pasojë e shpejtësisë së madhe, vetura e ka humbur kontrollin.

“Shtatë persona kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve nga kolegët në terren dyshohet se shpejtësia ka qenë shumë e madhe. Gjithçka ka ndodhur në rrugën Tirana, vetura në vend që të kthehet në anën e majtë ka vazhduar drejt ku kanë qenë duke u kryer disa punime”, tha Ahmeti për Insajderin.

Mediat raportuan se vetura ka rënë nga rrethrrotullimi që lidhë Prishinën me Mitrovicën, por Ahmeti ka mohuar një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera