Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, rrotullohet një veturë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 14 September 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korreticë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se në këtë aksident është lënduar një person.

-Advertisement-

“Në ora 13:46, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Korreticë tek mbikalimi, ku një veturë është rrokullisur në rrugë. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Krasniqi për Infokus.

Policia është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera