Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë – Lipjan, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 23 March 2022

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë – Lipjan, shkruan Gazeta Infokus,

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 09:20, Prishtinë – Lipjan ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera