Lajme

Aksident në magjistralen Kaçanik-Shkup, lëndohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 31 May 2018

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen e së enjtes, në magjistralen Kaçanik-Shkup.

Katër persona janë lënduar si rezultat i ndeshjes së dy veturave, rreth orës 16:30.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Këta persona janë duke trajtuar në Qendrën e Mjekësisë së Kaçanikut, dhe nuk dihet nëse janë jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

Arsyet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Gashi ka thënë për Express se ekipet e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar ende në vendin e ngjarjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera