Lajme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen tri automjete

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 28 October 2020

Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Në orët e mbrëmjës së sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht ndërmjet Suharekës dhe fshati Duhël.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.

-Advertisement-

Nga aksidenti ka edhe të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Zjarrfikësit kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku është dashur edhe intervenimi i tyre.



Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera