Lajme

Aksident në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, katër persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 09 August 2024

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë).

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

-Advertisement-

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘ArbërXhaferi’  (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”. tha Krasniqi për Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera