Lajme

Aksident mes një veture dhe një kamioni në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 16 March 2023

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ku si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra.

“Në ora 13:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).

-Advertisement-

Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera