Lajme

Aksident mes dy veturave në rrugën Pejë-Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 28 February 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën nacionale, Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Korroticë.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Gjithashtu ai tha se nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

-Advertisement-

“Rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën  nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura. Aksidenti është vetëm me dëme materiale. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, tha Krasniqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera